Flash News

E-TJERA

Shtyhen sërish masat kufizuese, Greqia mbyll kufirin me Shqipërinë deri më 25 tetor

Shtyhen sërish masat kufizuese, Greqia mbyll kufirin me

Greqia ka shtyrë sërish masat kufizuese për shkak të rritjes së rasteve të infektimeve me COVID-19, teksa është konfirmuar që kufiri me Shqipërinë do të jetë i mbyllur deri më 25 tetor.

Referuar vendimit të fundit të qeverisë greke, mbeten në fuqi të njëjtat masa, test negativ covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, formulari PFL dhe kuotat e limituara në Kapshticë e Kakavijë.

Gjithashtu, hyrja nga Shqipëria në Greqi do të lejohet vetëm mes Kapshticës e Kakavijës, vetëm për personat që janë rezidentë në Greqi, emigrantë me leje qëndrimi apo punëtorë sezonalë.

Të fundit