Flash News

E-TJERA

Shtyhet afati për regjistrimin në kopshte e çerdhe deri në 30 qershor

Shtyhet afati për regjistrimin në kopshte e çerdhe deri në

Është shtyrë deri më 30 qerrshor afati për regjistrimet në kopshte e çerdhe. Shkak për shtyrjen e afatit të aplikimit është bërë sulmi kibernetik në faqen e Bashkisë së Tiranës.

“Per shkak të sulmit kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë më datë 20 Qershor 2025 Platforma e Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike e- femijet.tirana.al nuk eshte ende në funksion.

Për sa më lart, ju informojme se ne datat 25, 26, 27 dhe 30 Qershor 2025 mund te paraqiteni në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve (Adresa: Rruga “Barrikadave”) për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe

kalimet nga çerdhja në kopsht për të gjithë ju që nuk arritët të aplikonit në platformë në datat 02-20 Qershor 2025”, thuhet në njoftim.

Të fundit