Flash News

E-TJERA

Shtyhet deri më 25 shkurt afati për Komisionin e Inceneratorëve, nisin seancat me dëshmitarët

Shtyhet deri më 25 shkurt afati për Komisionin e Inceneratorëve,
Komisioni Hetimor i Inceneratorëve gjatë punimeve

Komisioni i Rregullores së Kuvendit dhe Mandateve, me kërkesë të Partisë Demokratike, ka vendosur shtyrjen e afatit për punimet e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve.

Duke filluar nga dita e hënë, komisioni rinis punimet me thirrjen dëshmitarëve. Lajmin e ka konfirmuar kryetarja e këtij komisioni deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

“Ditën e sotme, pas kërkesës së Partisë Demokratike, u mblodh Komisioni i Rregullores së Kuvendit dhe Mandateve. Në fund të këtij takimi ky Komision i dha të drejtën e mohuar opozitës nga anëtarët e mazhorancës socialiste në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Komisioni i Rregullores miratoi zbatimin e rregullores së kuvendit duke dërguar deri në 25 shkurt ditën e mbylljes së këtij komisioni dhe duke i hapur rrugë planit të hetimit të propozuar nga Partia Demokratike në këtë komision. Nga e hëna rinis puna që u vonua prej avokatisë politike dhe do të thërriten këto dëshmitarë”, shkruan Tabaku në Facebook.

Komisioni për Inceneratorët kishte një afat punimesh deri në tre muaj, i cili përfundonte më 28 janar të këtij viti. Për shkak të pushimeve për festat e fundvitit, punimet e komisionit nuk u zhvilluan. Opozita akuzonte maxhorancën se bojkotoi qëllimisht punimet, ndërsa kjo e fundit e quante të mjaftueshme afatin 3 mujor.

Mes dy palëve nuk u arrit një konsensus dhe dukshëm komisioni kishte dështuar. Shkak ishin përplasjet politike.

Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ishte i pari që ra në grackën e aferës korruptive të Inceneratorëve. Koka u arrestua në 14 Dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dy bashkëpunëtorët e tij.

Të fundit