Flash News

E-TJERA

Shtyhet deri në 30 prill 2022, afati për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme

Shtyhet deri në 30 prill 2022, afati për rivlerësimin e pasurive

Afati për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, është shtyrë deri në datën 30 prill 2022. Vendimi është miratuar sot nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e qeverisë dhe hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. 

AKT NORMATIV
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.90/2019, “PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në ligjin nr.90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 1 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

1. Në pikën 1, fjalët “… deri në datën 31 dhjetor 2021 …” zëvendësohen me “… deri në datën 30 prill 2022 …”;

2. Pas pikës 1 shtohet pika 1.1, me këtë përmbajtje:

“1.1. Parashikimi i pikës 1, të këtij neni, zbatohet edhe për kërkesat e dorëzuara pranë ASHK-së, të cilat nuk kanë përfunduar brenda datës 30 prill 2022, në rast se pagesa e tatimit për to bëhet para datës 31 korrik 2022.”.

Neni 2

Në nenin 5, fjalët “… dhe i shtrin efektet deri në datën 31 dhjetor 2021 …” zëvendësohen me “… dhe i shtrin efektet deri në datën 30 prill 2022 …”.

Neni 3

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Shtyhet deri në 30 prill 2022, afati për rivlerësimin e pasurive

Të fundit