Flash News

E-TJERA

Komiteti i Ekspertëve lehtëson kufizimet/ Shtyhet ora policore, hiqen maskat në mjediset publike; masat e reja

Komiteti i Ekspertëve lehtëson kufizimet/ Shtyhet ora policore, hiqen

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur lehtësimin e masave anti-Covid. Duke nisur nga 1 Qershori maskat nuk do të mbahen më në mjediset publike, por do vijojë të jenë të detyrueshme në mjetet e transportit publik, mjediset e mbyllura dhe ku ka grumbullime.

Gjithashtu fasha e orarit për lëvizjen e lirë të qytetarëve do të zgjatet në orën 23.00 dhe nëse situata mbetet e normalizuar nga 1 korriku do të lejohet deri në orën 24.00. Ndërkohë klubet e natës dhe diskot do vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00.

Zëvëndësministrja Mira Rakacolli u shpreh se nëse situata vijon të jetë e normalizuar, duke nisur nga 15 Qershori: Grumbullimet në ambjentet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP-së.

Ajo shtoi se nga 1 Korriku përveçëse do të shtyhet ora policore, do të lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve, por me kapacitet të reduktuar , 30% e totalit. Gjithashtu me kapacitet të reduktuar, do të lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore si dhe konferencave.

Të fundit