Flash News

E-TJERA

Shtyhet për herë të dytë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

Shtyhet për herë të dytë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme për hetimet ndaj dosjes së Erion Veliajt.

Mësohet se shkak është bërë mosparaqitje e avokatëve, për shkak se vazhdon ende bojkoti pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja.

Seanca e radhës u caktua më datë 21 tetor në orën 09:00, ku edhe do të vendoset nëse dosja ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë, do te kalojë apo jo për gjykim.

Të enjten e 2 tetorit Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Erion Veliajt, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë më të butë.

Të fundit