Flash News

E-TJERA

Shtyhet për herë të katërt seanca për Luan Dacin, gjyqtarja në konflikt interesi

Shtyhet për herë të katërt seanca për Luan Dacin,

 

Është shtyrë seanca për dënimin ose jo të ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të apelimit, Luan Dacit. Shkak është bërë dorëheqja e gjyqtares Anita Mici.

Ajo tha se u tërhoq, pasi është në konflikt interesi, sepse Daci është pjesë e trupës gjykuese në KPA për rastin e saj.

Kjo është hera e katërt që seanca shtyhet. Dacin akuzohet për falsifikim të dokumenteve. Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për Dacin.

Ky i fundit është shkarkuar në vitin 1997 për shkak se ka mbajtur të fshehur një vendim, gjë të cilën e fshehu kur aplikoi për të qenë pjesë e KPA-së, duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.

Të fundit