Flash News

E-TJERA

Shtyhet regjistrimi i PD/ KQZ kthen kërkesën e Bashës: Dokumentacioni i paplotë, përgjegjësia nuk delegohet

Shtyhet regjistrimi i PD/ KQZ kthen kërkesën e Bashës:

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka shtyrë regjistirmin e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Komisioneri shtetëror, Ilirjan Celibashi, argumentoi se dokumentacioni i dorëzuar nga grupimi i Alibeajt, konkretisht autorizimi i Lulzim Bashës, është i paartë dhe i paplotë.

Sipas Celibashit, kërkesa për regjistrim në zgjedhje duhet të ishte paraqitur nga etë Basha si kryetar që figuron ende në regjistrin e partive politike, dhe jo t’ia delegonte përgjegjësinë Alibeajt. Celibashi i la 48 orë kohë palës së Alibeajt për të plotësuar dhe për të dorëzuar dokumentacionin.

Nga ana tjetër, përfaqësusi ligjor i Alibeajt, Indrit Sefa, kërkoi një kopje të vendimit pasi deklaroi se do ta apelojnë.

“Vlerësoj se dokumentacioni i ardhur nga Basha nuk është i plotë dhe në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Është e qartë edhe për ju Indrit që dokumentacioni autorizues duhet të jetë në përputhje me Kodin Zgjedhor. Sipas vlerësimit tim në përputhje me këtë parashikim të Kodit, akti autorizues duhet të jetë i qartë. Kush e lëshon autorizimin të jetë e qartë dhe përmbajtja që duhet të kryejë i autorizuari të jenë të qarta. Basha ka të drejtën të autorizojë këdo që ai çmon për të paraqitur kërkesa në llogari të PD-së, përfshi edhe kërkesën për regjistrim. Cdo kompetencë tjetër mund të delegohet te të tretë. Deklarata e kryetarit të partisë është përgjegjësi dhe si përgjegjësi ajo nuk mund të delegohet. Kompetenca mund të delegohet, përgjegjësia nuk mund të delegohet, ndaj duke e konkluduar këtë arsyetim, vlerësoj që dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesi i PD, z.Basha nuk është i plotë ndaj do ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara. Nuk kemi diskutime dhe paqartësi edhe në lidhje me personin që autorizohet. Keni 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara për deklaratën e kryetarit të partisë politike”, u shpreh Celibashi.

 

Të fundit