Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca për Adriatik Llallën, avokati kërkon kohë për mbrojtjen, dorëhiqet trupa gjykuese

Shtyhet seanca për Adriatik Llallën, avokati kërkon kohë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla më 17 korrik. Shkak i shtyrjes së seancës është bërë kërkesa e avokatit mbrojtës të Llallës, i cili kërkon më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen.

Përveç shtyrjes së seancës, sot ka ndryshuar edhe trupa gjykuese për ish-kreprokurorin. Anëtarët e trupës, Saida Dollani dhe Dhimtër Lara u tërhoqën nga çështja, me pretendimin se kanë marrë pjesë në vendimin e sekuestrimit të pasurisë së Llallës.

Trupa e re gjykuese për çështjen e ish-kryeprokurorit do të përbëhet nga Nertina Kosova, Miliana Muça dhe Enton Dhimitri. GjKKO dënoi me 2 vite burgim në seancën e 20 majit ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla për "fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë". GjKKO vendosi që ish-kryeprokurori të mos mbajë asnjë post publik për 5 vite, vendimi cili u apelua më pas nga vetë ish-kryeprokurori.

Të fundit