Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca për Berishën, avokati Gjokutaj: Çështje absurde! Prokuroria nuk ka asnjë provë të re

Shtyhet seanca për Berishën, avokati Gjokutaj: Çështje

Avokati Genc Gjokutaj foli për mediat pasi Gjykata e Posaçme shtyu vendimin për kreun e PD, Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, të cilët kanë kërkuar heqjen e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Sipas tij, prokuroria nuk ka asnjë provë të re dhe se informacioni ishte i përciptë.

Prokuroria nuk ka asnjë provë të re. Informacioni qe i përciptë. Gjykata ishte e merakosur, donte të mbaronte shpejt se kishte çështje të tjera.

Akti i shqyrtimit shpjegon kronologjinë e historisë së Jamarbër Malltezi, në kundërshtim me çfarë pretendon Prokuroria. Akt shqyrtimi është depozituar. Është një çështje absurde. Nuk ka një vendim përfundimtar.

Duam të provojmë se procedura ka qenë në rregull, nuk ka pastrim të produktit të veprës penale dhe as korrupsion. Shpjegon në detaj se nuk ka asnjë element që kanë të bëjnë me këto dy vepra.

Gjykata vepron dhe nxjerr në media veprimin e Gjykatës.

Shtyrja sot ishte rrjedhojë logjike e kërkesës tonë. Problemi është që ne bëmë një kërkesë me përjashtim dhe përfitoi nga kjo për t’u njohur me raportin e dirigjencës”, tha avokati.

 

Të fundit