Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca për Metën, avokati: Irena Gjoka e kapur politikisht

Shtyhet seanca për Metën, avokati: Irena Gjoka e kapur politikisht

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj presidentit të PL-së, Ilir Meta. 

Mësohet se shkak i shtyrjes së gjyqit ishte mungesa e avokatit mbrojtës të Kryemadhit, ndërkohë raportohet se SPAK ka sjellë prova të reja në gjyq, kundër Metës dhe Kryemadhit.

Sakaq avokati i Metës në një prononcim për mediat ka akuzuar gjyqtaren e çështjes, Irena Gjoka se është e kapur politikisht. 

“Ne e kemi me gjyqtaren. Tani do fillojmë betejën me gjyqtaren, e cila sot ka marrë një vendim të rrezikshëm, duke pezulluar afatet e paraburgimit për zotin Meta. Zonja Gjoka, nuk është gjyqtare e aftë edhe juridikisht, por e kapur politikisht. Ne do vazhdojmë betejën për largimin urgjent të kësaj gjyqtare”, tha avokati.

 

Të fundit