Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca për Pjerin Ndreu, SPAK nuk njoftoi për pushimin e hetimeve

Shtyhet seanca për Pjerin Ndreu, SPAK nuk njoftoi për pushimin e

Është shtyrë më 11 shkurt seanca ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, lidhur me kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet ndaj tij për shpërdorim detyre.

Shkak u bë mungesa e njoftimit të Partisë Demokratike si palë paditëse.

GJKKO do të shprehet me vendim duke qenë se emri i kryebashkiakut u regjistrua si person nën hetim.

Pjerin Ndreu u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në vitin 2023, lidhur me punimet në aksin Lezhë-Shëngjin në kundërshtim me ligjin gjatë periudhës së fushatës.

Ndreu paraqiti në SPAK, raporte mbi të cilat argumentoi ndërhyrjen në këtë rrugë, për shkak të problematikave dhe ankimeve nga qytetarët si pasojë e numrit të lartë të aksidenteve.

Të fundit