Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca për Saimir Tahirin, gjyqtari kërkon kohë për t'u njohur me dosjen

Shtyhet seanca për Saimir Tahirin, gjyqtari kërkon kohë për

Seanca gjyqësore e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit në Apelin e GJKKO-së është shtyrë. Gjyqtari Florian Kalaja kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen dhe seanca tjetër do të zhvillohet në datën 17 janar, ora 11:00.

Ishte Gjykata e Lartë që vendosi që çështja të rishqyrtohet nga një tjetër trup gjykuese në Apel. Në shtator të 2019-ës, Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli fajtor ish-ministrin Tahiri për “shpërdorim detyre”, ndërsa rrëzoi akuzat e prokurorisë për trafikim bimësh narkotike, në bashkëpunim dhe grup i strukturuar kriminal.

Tahiri u dënua me 3 vjet me shërbim prove, por pas këtij dënimi, prokuroria u ankua në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar dënimin sipas akuzave për trafikim narkotikësh në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal.

Të fundit