Flash News

E-TJERA

Shtyrja e bisedimeve, Spahiu tregon pse ndryshoi qëndrim Gjermania: Rama do detyrohet të japë dorëheqjen

Shtyrja e bisedimeve, Spahiu tregon pse ndryshoi qëndrim Gjermania: Rama do

Pas shtyrjes së nisjes së bisedimeve nga BE me Shqipërinë, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Analisti Kreshnik Spahiu tha se ky ishte një ndryshim 360 gradë i Gjermanisë por dhe BE në lidhje me Shqipërinë.

Spahiu u shpreh në "Open" se ka tre arsye pse Gjermania ndryshoi qëndrim kundrejt Shqipërisë. Sipas tij kryeministri Edi Rama do detyrohet të japë dorëheqjen dhe do ketë zgjedhje të parakohshme.

“Mendoj që ka një ndryshim të 360 grade të qëndrimit të Gjermanisë por dhe BE, por siç e kam thënë dhe më para, Edi Rama do detyrohet të japë dorëheqjen dhe do ketë zgjedhje të parakohshme.
Pse ndodh ? Rama është bërë mentor i një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, që ishte e disfavorshme për Shqipërinë dhe kundër interesave të BE.
Sepse për këto po goditen Thaçi e të tjerë. Ky ka dal garant për ligjin elektoral, totalisht i njëanshëm, pra duhet të garantojë që do e marrë fitoren pa ndikuar ai", tha Spahiu.

Të fundit