Flash News

E-TJERA

Shtyrja e datës së zgjedhjeve, Kryemadhi: Presidenti ka të drejtë, e kërkoi Basha, i qëndruam besnikë

Shtyrja e datës së zgjedhjeve, Kryemadhi: Presidenti ka të

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se ka qenë kryedemokrati Lulzim Basha ai që kërkoi të shtyhej data e zgjedhjeve lokale të vitit 2019.

Në një lidhje direkte për studion e ‘Radari Informativ’, në ABC Neës, Kryemadhi tha se presidenti Ilir Meta kishte të drejtë kur shtyrjen e zgjedhjeve ia atribuoi Bashës. Ndër të tjera, Kryemadhi shton se përfaqësuesit e forcës së saj politike duhej të kishin dëgjuar kancelaren Angela Merkel, përpara se të digjnin mandatet.

“Kam shumë arsye për të qenë shumë e qartë, për hir të vërtetës, Presidenti ka të drejtë. Ka qenë e vërtetë që shtyrja e datës së zgjedhjeve është kërkuar nga Basha. Ne pranuam për të djegur mandatet, duhet t’i dëgjonim vetë përfaqësuesit e Merkel, dhe jo të kishim Bashën”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi mohoi të ketë bërë kërkesë për deputetë pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, duke theksuar se kjo çështje është ngritur më shumë si një alibi.

“Nuk ka pasur kërkesë. Nga LSI nuk ka pasur kërkesë për deputet. Ka qenë alibi për rezultatin e zgjedhjeve për humbjen. E dyta është se LSI ka qenë strukturë politike që PD dhe PS i ka qëndruar besnike në marrëveshjet. Edhe djegia e mandatave. E mbani mend që e sulmonin LSI. Përball një shteti mafioz, ishte unifikimi për një qëndrim që u quajt fronit opozitar. Nuk ka më front opozitar. Se më shumë dëgjojmë akuza ndaj njeri tjetrit dhe akuza politike sesa kundër Edi Ramës. Ne e kemi të artë rrugën tonë do vijojmë me denoncojmë. Por pres SPAK dhe KLP për letrën për prokurorinë e Elbasanit. Nuk kam përgjigje ende. Po presim. Do bëjmë komunikime zyrtare për të parë nëse janë të vërtetë në atë që kanë nisur”, shtoi Kryemadhi.

Të fundit