Flash News

E-TJERA

Shtyrja e zgjedhjeve për kryetarin e ri të ASH-së, Fuga: Kryesia ka kapur rob institucionin

Shtyrja e zgjedhjeve për kryetarin e ri të ASH-së, Fuga: Kryesia

Akademiku Artan Fuga, ka reaguar pas njoftimit të Akademisë së Shkencave për zgjedhjet e reja, duke pranuar praktikisht mbarimin e mandatit.

Fuga deklaron se Kryesia e Akademisë së Shkencave ka kapur rob institucionin, nuk zhvillon zgjedhjet në kohën që përcakton ligji, por i shtyn edhe për gjashtë muaj të tjerë, në fund të vitit.

Postimi i plotë:

Skandali qe media e konfimon: Kryesia e Akademise se Shkencave ka kapur rob institucionin, nuk zhvillon zgjedhjet ne kohen qe percakton ligji, por i shtyn edhe per...gjashte muaj te tjere, ne fund te vitit!

Zevendeskryetari e ka perfunduar mandatin ne 23 maj, kryetari edhe pak ore i mbeten, zgjedhjet duhej te ishin caktuar qysh me 19 qershorin e kaluar dhe keta kane guxim bejne deklarate per zgjedhjet per kershendella!

Çfare po ndodh ne mes te kesaj vape!

Kryesia qe ka uzurpuar akademine e shkencave, lajmeron se me vendimin e vet, qe s'e lejon as ligji dhe as statuti, per interesin e vet, zgjedhjet shtyhen kur do ajo, mund te thote edhe nuk do behen me kurre!

A ka me rende sesa kaq, a mund te shkelet ligji me teper se kaq, a nuk po behet gjithcka qe nga njera ane pushteti uzurpohet, pushtohet akademia e shkencave, dhe ne Kuvend behet cmos te kaloje nje ligj antikushtetuese qe ndryshon nderkohe rregullat e zgjedhjes?

Dhe kjo kryesi qe nuk kryen zgjedhjet, ka tager akoma te jape njoftime ne media? Te perfaqesoje akademine e shkencave?

Nese ndodh, ne Shqiperi mos behet me fjale per ligje dhe zbatime te tyre!

Të fundit