Flash News

E-TJERA

Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, prokuroria kërkon burg për Altin Çokun

Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, prokuroria kërkon burg

Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatën e Tiranës kërkesën për masën e sigurisë ndaj Altin Çokut, i cili u  arrestua disa ditë më parë, pasi akuzohet se u bë shkak për vetëvrasjen e 27-vjeçares në Kamëz.

Një 27-vjeçare i dha fund jetës, duke u vetëhedhur nga tarraca e një pallati në Kamëz pasi i kishin shpërndarë një foto intime në rrjetet sociale.

Viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz.

Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili gjatë kohës që ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në "Tik- Tok".

Të fundit