Flash News

E-TJERA

Shtyu gazetaren, “La Stampa”: Ramës nuk i pëlqyen pyetjet, ka përdorur 'riedukim' me mediat

Shtyu gazetaren, “La Stampa”: Ramës nuk i pëlqyen pyetjet,

Deklarata e kryeministrit Edi Rama dje nga selia rozë u shoqërua me një incident mes tij dhe gazetares së Syri TV, Ambrozia Meta. Kjo e fundit ishte duke i drejtuar disa pyetje kryeministrit rreth investimit të Jared Kushner, dhëndrit të Trump, në Sazan, por Rama i acaruar e shtyu gazetaren dhe u largua.

Media italian “La Stampa” i ka kushtuar një artikull incidentit ku shkruan se “gazetarja kishte kërkoi informacion mbi një projekt investimi të lidhur me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner”.

Media italiane shkruan se në video duket kur Rama prek fytyrën e gazetares Ambrozia Meta, e cila e ka konfirmuar për BIRN.

“Fatkeqësisht, kryeministri Rama tregon arrogancën e tij të zakonshme ndaj gazetarëve. Më vjen keq që kreu i qeverisë nuk është në gjendje të kontrollojë veten kur i kërkohet të trajtojë çështje me interes publik”, shkroi Meta.

Rrjeti i SafeJournalists, një organizatë që mbron të drejtat e shtypit në Ballkanin Perëndimor, dhe grupi X #WomenInJournalism kanë mbajtur një qëndrim të qartë kundër kryeministrit dhe këtij gjesti të dhunshëm.

Shtytja në fakt ndezi një stuhi polemikash në Shqipëri, edhe për shkak se mungesa e përgjigjes gjeneroi akuza të mëtejshme për investime dhe favorizime të mundshme ndaj pasardhësve të dinastisë së pasurive të paluajtshme Kushner, bashkëshortit të Ivanka Trump.

Rama refuzoi të kërkonte falje pasi u akuzua se kishte frikësuar fizikisht gazetarin, por ka nga ata që kujtojnë se marrëdhëniet e këqija me median Rama i ka pasur edhe në të kaluarën, shkruan “La Stampa”. Kujtojmë periudhën kur kryeministri i ndaloi disa media të merrnin pjesë në konferenca shtypi duke i çuar në “riedukim”.

Të fundit