Flash News

E-TJERA

Shuhen flakët në Dukat, MM bën bilancin: Janë aktivizuar dy vatra, po përhapet zjarri në Mirditë

Shuhen flakët në Dukat, MM bën bilancin: Janë aktivizuar dy

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar informacionet për situatën e krijuar zjarret në vendin tonë. Sipas tyre, është eleminuar rreziku i flakëve në Dukat dhe Gjirin e Gramës.

Gjithashtu është shuar zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, në bashkinë Finiq, duke shmangur rrezikun për banesat. Ndërkohë mbeten nën kontroll flakët në fshatin Klysyrë të bashkisë Tropojë si dhe në Vermosh të Malësisë së Madhe.

Zjarrfikësit po punojnë për të izoluar flakët në Gadishullin e Karaburunit, Vlorë. Gjithashtu po mbahet nën kontroll zjarri në fshatin Gjorgos të Fierit.

Sipas autoriteteve mbetet e vështirë ndërhyrja për të vënë nën kontroll flakët në Majën e Rrunës, në Kukës, ku forcat po punojnë për të mos lejuar përhapjen e zjarrit në zonat e banuara.

Gjithashtu janë aktivizuar edhe vatra të reja, si në Kepin e Rodonit dhe në malin e Xhyrës, Librazhd. Këto të fundit nuk paraqesin rrezikshmëri.

Ndërsa zjarri në fshatin Thirrë të Mirditës ka vijuar të zgjerojë perimetrin, duke shkaktuar tym në të gjithë kodrën. Forcat po punojnë për të ndërprerë vijën e zjarrit në afërsi të rrugëve të fshatit.

Të fundit