Flash News

E-TJERA

Shuhen shpresat? Integrimi në BE, ambasadorja e Francës kundër ndarjes së Shqipërisë dhe MV

Shuhen shpresat? Integrimi në BE, ambasadorja e Francës kundër

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq është shprehur se nuk duhet të ketë ndarje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin integrimit në BE.

Kjo deklaratë vjen në një kohë, kur Franca ka marrë presidencën e radhës së Bashkimit Europian dhe kur Bullgaria vazhdon t'i mëshojë vetos ndaj MV. Bullgaria dhe jo vetëm, kanë kërkuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, në mënyrë që vendi ynë të mos mbetej peng. Por mesa duket ky opsion nuk mbështetet nga Franca.

“Në lidhje me këtë çështje, mendoj se duhet ta tejkalojmë idenë se dy vendet mund të veçohen. E di se shumë thonë se dy vendet janë trajtuar së bashku dhe meqë gjërat nuk po shkojnë mirë për Maqedoninë e Veriut për shkak të Bullgarisë, atëherë duhen ndarë. Kjo duhet tejkaluar dhe ne duhet të bëjmë maksimumin në mënyrë që të mbahen dy konferencat ndërqeveritare në të njëjtën kohë”, tha ambasadorja për "Euronews Albania".

 

Të fundit