Flash News

E-TJERA

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, Sabah Bizi

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, Sabah Bizi

Është shuar në moshën 79-vjeçare, legjenda e futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizi.

“Nderi i Kombit” ishte fitues i titujve kampionë dhe kupave me bluzën e Vllaznisë dhe Flamurtarit. Bizi debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar.

Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Beckenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç.

Pas lënies së futbollit, Sabah Bizi vazhdoi të ishte pranë këtij sporti, duke drejtuar fillimisht ekipin e Veleçikut të Koplikut.

Të fundit