Flash News

E-TJERA

Pas disa javësh betejë me sëmundjen e rëndë, shuhet në moshën 66-vjeçare aktori i njohur Naun Shundi

Pas disa javësh betejë me sëmundjen e rëndë, shuhet

Pas betejës me sëmundjen e rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Naun Shundi. Prej disa javësh ai ishte nën kujdesin e mjekëve.

Një ditë më parë bashkëshortja e tij tha se gjendja e Shundit kishte marrë një kthesë aspak optimale, duke i bërë thirrje miqve dhe dashamirësve që të mos kontribuojnë më financiarisht.

Naun Shundi ka kaluar mbi 46 vite në Teatrin Kombëtar duke interpretuar mbi 100 role në teatër dhe rreth 20 role në film.

Ai gjithashtu ka themeluar Teatrin e parë privat në Shqipëri, “Zonja e Bujtinës”, një platformë për shfaqje eksperimentale dhe promovim të talenteve të rinj.

Shfaqja e fundit që vetë Shundi shkroi dhe vuri në skenë ishte monodrama “Njeriu i Pyllit”. Monokomedia tragjike shtron probleme dhe pikëpyetje jo vetëm për njeriun dhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi, por edhe për çdo gjallesë tjetër. 

Të fundit