Flash News

E-TJERA

Shuhet në moshën 83-vjeçare, shkrimtari disident Uran Kostreci

Shuhet në moshën 83-vjeçare, shkrimtari disident Uran Kostreci

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare, poeti dhe ish i përndjekuri politik, Uran Kostreci.

Lajmin e ka bërë të ditur Nebil Çika, kryetar i Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve politikë përmes një statusi në Facebook.

"Shuhet Uran Kostreci !Me pikëllim të thelle jo njoftojmë se legjenda e qëndresës antikomuniste Uran Kostreci ndërroi jetë sot . Në emër tim dhe të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë ju shpreh ngushëllimet familjarëve miqve bashkëvuajtësve  dhe bashkëluftëtarëve të tij. Qofsh  i parajsës kampion i qendrës dhe asketi i lirisë", shkruan Çika.

Uran Kostreci ishte autori i veprave “Epopeja e Karkalecëve”, ”Tradhti” dhe “Sonete”.

 

 

 

Të fundit