Flash News

E-TJERA

Shuhet zjarri në fushën e mbetjeve në Fier, Subashi: Nga nesër mbetjet do të shkojnë në incenerator

Shuhet zjarri në fushën e mbetjeve në Fier, Subashi: Nga

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi tha se zjarri në fushën e mbetejeve të këtij qyteti është vënë nën kontroll. Kujtojmë që Fieri "u pushtua" prej disa ditësh nga tymi, për shkak të diegjes së mbeturinave.

Subashi bëri me dije se është rënë dakord me koncesionarin, që duke nisur nga nesër të gjitha mbetejet e Bashkisë Fier do të çohen atje.

Ai tha për mediat se në fushën, ku janë djegur deri më tani mbetjet, nuk ka rrezik për vatra zjarri. Gjithahstu shtoi se në atë hapësirë do të mbillen pemë.

"Dua t'ju komunikoj sot është lajmi që përfundimisht zjarri në të gjithë fushën e mbetjeve këtu është vënë nën kontroll të plotë. Nuk ka më as tym asgjë. E gjithë fusha është kapsuluar dhe nuk përbën më asnjë rrezik për ndezje të vatrave të zjarrit. 

Edhe me koncesionarin dhe kemi rënë dakord që nga nesër pasdite të gjitha mbetjet që krijohen në Bashkinë e Fierit do të shkojnë në incenerator. Vjeshta do të jetë edhe periudha kur e gjithë kjo fushë do të pyllëzohet dhe gradualisht do të kthejmë nga një gangrenë në një park të vogël. Do të jetë një kujtim i hidhur", tha Subashi.

Të fundit