Flash News

E-TJERA

“Si do ta luftoni korrupsionin qeveritar?”, media gjermane gozhdon Ramën

“Si do ta luftoni korrupsionin qeveritar?”, media gjermane gozhdon

Teksa përgatitej për të marrë pjesë në konferencën e dytë ndërqeveritare, kryeminstri Edi Rama ka folur për median gjermane ZDF.

Kjo e fundit e ka pyetur Ramës se si planifikon ta luftojë korrupsioninë që ka mbërthyer të gjitha departamentet dhe nivelet e qeverisjes, sikurse zbuloi raporti i Departamentit të Shtetit.

Rama ka tentuar t’i shmanget përgjigjes duke e orientuar drejt asaj që kreu i socialistëve e quan “drejtësi të pavarur”, e me të cilën krenohet se po godet zyrtarë të një niveli të lartë, një pjesë e të cilëve dikur, kanë qenë rrethi i tij më i ngushtë.

“Kur të lexoni raportin e Ministrisë së Jashtme, ju lutem lexoni se çfarë shkruhet atje për vendet e tjera, madje edhe për vendet e BE-së. Dhe ju lutemi lexoni raportin e Komisionit Evropian gjithashtu. Komisioni falënderon Shqipërinë për reformën më të madhe dhe më gjithëpërfshirëse në drejtësi në rajon.

Falë kësaj reforme, njerëzit e lidhur me pushtetin, qofshin në pushtet apo në opozitë, do të përballen me gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur. Ata do të akuzohen dhe do të dënohen. Sigurisht që kemi ende probleme me korrupsionin. Por ne jemi në rrugën e duhur”, është shprehur Rama.

Të fundit