Flash News

E-TJERA

Si do të shpërndahen shpërblimet e fundvitit për pensionistët

Si do të shpërndahen shpërblimet e fundvitit për

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka treguar se si do të procedohet me shpërndajen e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët.

Ai ka bërë me dije se përfitojnë dhe qytetarët që kanë dalë në pension pas marrjes së vendimit. Shpërndarja e shpërblimit do të bëhet në datën 20 për ata që marrin pensionet në bankë.

Nërsa qytetarët që e marrin në postë apo që iu çohet në shtëpi do ta marrin bashkë me pensionin, tha Hado. Pensionistët do të përfitojnë 50 mijë lekë të vjetra.

“Shpërblimi janë të gjithë penskionistët e pleqërisë, familjarë, të invaliditetit ata që përfitojnë pension social, pension të parakohshëm, ish ushtarakët, përfitojnë të gjithë kategoritë e tjera që kanë dalë para kohe në pension.

Këtë shpërblim e përfitojnë jo vetëm ata që në momentin që ka dalë vendimi kanë qenë përfitues, por edhe ata që mbushin moshën e daljes në pension nesër apo në daten 31 edhe ata kanë të drejtën e ketij shpërblimi. 

Të gjithë qytetarët që marrin pensionin në bankë do e marrin në datë 20 dhjetor në bankë, do xhirohen 65 mijë pensione në bankë, kësti mujor i dhjetorit dhe 5 mijë lekë bonus.

Sot ka nisur shpërndarja edhe për pensionet e atyre që jetojnë në fshat dhe të gjithë do e marrin deri në fund të vitit bashkë me bonusin.

Ata që e marrin në shtëpi që ua çojë posta pensionet, pasi e kanë zgjedhur vetë, automatikisht do u vejë edhe shpërblimi njëlloj si kësti mujor i pensionit”, tha Hado për mediat.

 

 

Të fundit