Flash News

E-TJERA

Si do të veprojë KQZ nëse Tom Doshi kandidon në zgjedhje? Pergjigjet Celibashi

Si do të veprojë KQZ nëse Tom Doshi kandidon në zgjedhje?

Në konferencën për shtyp të KQZ, kreu i saj, Ilirian Celibashi u pyet nga gazetarët dhe për çështjen e Tom Doshit.

Celibashi është shprehur se të gjithë këtyre pyetjeve do tu përgjigjen në momentin që do të kenë listën e plotë të kandidatëve, dhe jo të diskutojë në mënyrë hipotetike.

“Për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me kandidatë të caktuar, do flasim kur ti kemi kandidatët. Nuk shoh arsye për diskutime hipotetike. Takimet me ambasadoren amerikane kanë qenë si me ambasadorët e tjerë, dhe nuk kanë pasur trajtime të veçanta për aspekte të veçanta të përgatitjes së këtij procesi. Do të duhet të presim datën 8. Ajo që mund të them me siguri të plotë është që KQZ do ketë gjithë vëmendjen ndaj çdo rasti të evidentuar publikisht ose jo, për të pasur një vendimmarrje në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor”, tha Celibashi.

Kujtojmë që, PSD pjesë e së cilës është edhe deputeti Tom Doshi, është regjistruar në zgjedhje me kryetar Engjëll Bejtajn, por nuk dihet ende se kush prej tyre do të garojë në zgjedhje.

Të fundit