Flash News

E-TJERA

Si do të votojnë të infektuarit me Covid? Celibashi takon zv.ministren e Shëndetësisë

Si do të votojnë të infektuarit me Covid? Celibashi takon

Kreu i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim me zv.ministren e Shëndetësisë Eugena Tomini, njëherësh anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Gjatë këtij takimi, Celibashi diskutoi me Tominin lidhur situatën e pandemisë në vendin tonë dhe shqetësimin e ngritur lidhur me votimin nga të infektuarit me Covid-19 në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në fokus të bashkëbisedimit ishin implikimet që sjell situata e pandemisë në procesin zgjedhor dhe rëndësia e zbatimit të protokolleve që duhet të ndiqen dhe zbatohen për parandalimin e përhapjes së virusit gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave”, thuhet në njoftimin e KQZ.

 

Të fundit