Flash News

E-TJERA

"Si dy armiq", Vuçiç kujton takimin e parë me Ramën; kryeministri shqiptar batuta me presidentin serb për njohjen e Kosovës

"Si dy armiq", Vuçiç kujton takimin e parë me

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka kujtuar takimin e parë me kryeministrin Edi Rama në vitin 2015. Ai tregoi në Forumin Ekonomik "Ballkani i hapur" se takimi i parë ka qenë si mes dy armiqve, që kërkonin të gjenin justifikime për të mos bashkëpunuar. Vuçiç shtoi se gjërat kanë ndryshuar se sot janë të gatshmën për të bashkëpunuar për zhvillimin e rajonit.

"Më kujtohet takimi i parë me Edin në 2015, që ishte takim i dy armiqve që erdhën te njëri-tjetri, duke gjetur justifikime për ofendime dhe mos kërkuar bashkëpunim real. Sot s’duam t’ia dimë për këtë, por për të ardhmen e përbashkët, kaq. A mendoni se duhet t’i përgjigjem dikujt në rajon që s’është bashkuar, jo. Nëse duhet të bashkohen në rregull, nëse jo s’prish punë. Njerëzit në kufijtë e hapur do të ndihen më të mirëpritur", tha presidenti serb.

Ndërkohë Rama ka bërë batuta me këtë të fundit. Teksa po flisnin për lehtësitë që ofron "Mini-Shengeni" presidenti serb deklaroi se ishte dakord me çfarë do që të thotë në vijim kryeministri i Rama dhe do të firmoste çdo gjë.

“Të dashur miq, unë nuk e di si do të përgjigjet Edi, por cfarë do që të thotë 100%, çdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%”, tha Vuçiç.

Rama iu përgjigj direkt duke thënë se “Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë” dhe pastaj vazhdoi me çështjet e takimit.

Të fundit