Flash News

E-TJERA

Si është dita e Berishës në 'arrest shtëpie', e bija: I mungojnë takimet me njerëzit

Si është dita e Berishës në 'arrest

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, të dy në arrest shtëpie për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv të klubit “Partizani” foli edhe lidhur me përjetimet e saj të këtyre momenteve.

E ftuar në Ora News, Argita Malltezi tha se liderit të opozitës i mungojnë shumë takimet me njerëzit dhe shtrëngimi i duarve me ta. 

“Në aspektin personal njeriu e ka të pamundur të zgjedhë një jetë të rrafshët dhe pa sfida. Por shumë shpesh gjatë kësaj periudhe, nëse të bien sfida, je me fat nëse mundesh t’u japësh fëmijëve një model.


Se me kalimin e kohës ata arrijnë të formojnë fizionominë e tyre, je me fat nëse mundesh t’u japësh atyre një model se si përballohen sfidat është një arritje shumë e madhe.

Përpiqemi të krijojmë normalitet mes nesh me aq sa mundemi.

I mungojnë shumë takimet me njerëzit dhe shtrëngimi i duarve me ta. Edhe pse takimi i përnatshëm me ta në tubimet është disi lehtësues”, tha Malltezi.

Ajo tregoi se si është dita e Berishës në këto 5 muaj. 

"Ndahet në mënyrë të kronometruar në segmente të caktuara, dhe në materiale që ai po i punon dhe mbase do t’i publikojë shumë shpejt besoj. Përgatitet për fjalimet e tij të darkjës, si dhe informohet pa limit përmes medieve, si dhe nuk i ndahet ushtrimeve fizike", tha Malltezi. 

Të fundit