Flash News

E-TJERA

Si është gjendja e Dakos? Avokati jep detaje: Ka stres...

Si është gjendja e Dakos? Avokati jep detaje: Ka stres...

Avokati i Vangjush Dakos, Petrit Ismaili ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të ish kreut të bashkisë Durrës, Vangjush Dako pas urdhër-arrestit nga SPAK.

Në një deklaratë për mediat, ai ka zbuluar se ka qenë vetë ai që ka vënë në dijeni Dakon për ekzistencën e një urdhër-arresti, ndërsa më tej kanë vënë në dijeni autoritetet për vendndodhje e Dakos, i cili në atë ishte në Tiranë.

Në momentin e arrestimit jam unë që kam njoftuar Dr e Policisë pas lajmit nga mediat, për vendndodhjen e Dakos. Dako ka qenë në Tiranë. Kur pamë që ka një masë sigurimi kemi njoftuar autoritetet që kanë ardhur dhe kanë zbaruar urdhrin, në kushtet e vetëdorëzimit.

'Ai është vetëqendruar. Ai ka qenë në kontakt me autoritetet, ka dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme, bëhet fjalë për vendime kolegjiale. Bëhet fjalë për një pallat me leje. Nuk besoj të ketë asnjë metër katror jashtë lejes. Ai është i gatshëm të përballet me drejtësinë. Ai nuk ka probleme shëndetësore, normalisht stresi pjesa emocionale', tha ai. 

 

Të fundit