Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Luli Progni
Këtë tetor nisa një bashkëpunim me BIRN për të realizuar disa reportazhe me tema të ndryshme, kryesisht sociale dhe mjedisore. E mora përsipër me dëshirë këtë projekt, sepse ishte punë në terren ku kërkohej komunikim intensiv me komunitete të ndryshme. Temat lidheshin pikërisht me përballjen e komuniteteve me institucionet, për të drejtat e cënuara.
Nisa nga Durrësi, me banorët e prekur prej projektit TID, të cilët ishin në protestë ato ditë dhe reportazhi dukej i lehtë për t’u realizuar. Intervistova disa banorë të Durrësit, të cilët rrëfyen se si po grabitej prona e tyre, shtëpi ku kanë jetuar me breza… ishin të lënduar se askush nuk po i mbështeste. I pyeta nëse kishin marrë pjesë në ndonjë protestë ku komunitete të tjera kërcënoheshin ngjashëm… me kokën ulur përgjigjeshin: në fakt jo dhe gabim…se ja si vjen puna kur halli na vjen te dera…”
Për reportazhin tjetër u nisa drejt grevës së urisë të naftëtarëve të Marinzës dhe në skajin tjetër në Spaç, ku minatorët ishin në grevë gjithashtu. Komunikimi ishte i thjeshtë edhe atje, sepse të gjithë ishin të angazhuar për të folur për të drejtat e tyre. Më rrëfyen kushtet e vështira të punës, pagesat e ulëta, diskriminimin në raport me punonjësit e huaj, më rrëfyen se si analizat e tyre tregojnë helme në gjak dhe secili prej tyre vuan nga sëmundje që vijnë si shkak i profesionit.
Naftëtarë e minatorë, rrëfyen se si kompanitë nuk i trajtojnë nga ana shëndetësore ose në rastin më të keq i falsifikojnë analizat e tyre. “Trajtohemi si skllevër në pronat tona dhe institucionet shtetërore jo vetëm nuk na mbrojnë por janë bërë palë me kompanitë shfrytëzuese” – thanë të revoltuar. Grevat u mbyllën pa ndonjë sukses, ndërsa institucionet shqiptare nuk u shfaqën për asnjë moment. Me shumë gjasë ata nuk do të dalin përsëri në protestë, sepse pas një muaji në grevë nuk patën asnjë rezultat, protesta e humbi kuptimin.
Puna nisi të bëhej më e vështirë për të tjera tema. Në fshatin Marqinet, pak kilometra larg kryeqytetit, 70 familje mbetën të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit. Prej gjashtë vitesh, dy familje jetojnë në kontenierë në një lagje të këtij fshati. Rrinë aty në të ftohtë e vapë, duke pritur strehën që iu premtua pas tërmetit. Premtime që përsëritën në çdo fushatë, por banorët nuk ankohen më. Dhe heshtja e tyre ka një shpjegim, sepse kur kryeministri shkoi atje në një prej fushatave të fundit për të kërkuar vota, njëri prej banorëve pati guximin të pyesë pse shtëpitë e tyre nuk u ndërtuan kurrë dhe kur do të merrte zgjidhje halli i tyre. Kastriot quhet.
Përgjigjja e shpejtë e kryeministrit ishte nxjerrja e tij jashtë sallës së aktivitetit me batutat stigmatizuese, ndërsa pjesa tjetër e banorëve që më herët ishin dakortësuar të flisnin për të njëjtin hall, ulën sytë. Tani, as Kastrioti nuk flet më.
Kur shkova këtë nëntor t’i takoj familjet që jetojnë në kontenier, dolën në derë të acaruar. “Pse na shqetëson? Nuk flasim më.” “Po çfarë keni për të humbur?” i pyeta. “S’kam asgjë… mirë jam këtu.” “Mirë – do të thotë të mbulosh me teneqe çatinë që pikon?” – vazhdova ta pyesja. “Po ja e mbulojmë me teneqe.. jemi shumë mirë.. nuk kam asnjë ankesë…” – u përgjigjën.
Në Shqipëri, njerëzit nuk presin më që institucionet shtetërore të kryejnë rolin e tyre, përkundrazi frikësohen prej tyre se mos ua heqin edhe ato pak që u kanë lënë: një kuti të hekurt, ku mund të flenë natën. Ndoshta mijëra të tjerë në lagjen e Kombinatit, Durrës, Krujë, Thumanë, Laç, etj. jetojnë me qera që nuk u paguhet më siç iu patën premtuar, edhe pse 1.15 miliardë € u mblodhën në emrin e tyre.
Një tjetër temë lidhet me “shkollat pa fëmijë dhe fëmijë pa shkolla”. Shkuam në dhjetra shkolla fshatrash, ku gjetëm godina të kapluara nga heshtja, si muzeume pa asnjë vizitor, me bankat e kthyera përmbys në klasat a braktisura, sikur ora e fundit sapo kishte mbaruar.
Diku dëgjon vetëm kërcitjen e derës së shkollës që hapet dhe mbyllet nga era, diku tjetër një shkollë ku mësojnë 6 fëmijë dhe kur dalin në pushimin e madh luajnë në oborr bashkë me pulat. Diku tjetër shkolla është kthyer në njësi tregtare hoteleri-shërbimi ku gratë do bëjnë zairetë e dimrit. Në shumë fshatra të tjera nuk ka më as zë, as shpresë, as arsye për të mbajtur shkollën hapur. Janë këto vende ku e kupton se braktisja vjen ngadalë, në heshtje, derisa s’mbetet asnjë për t’u ankuar.
Një tjetër temë: Lumenjtë në Shqipëri janë një pasuri natyrore, me rrjedha të egra dhe ekosisteme të rralla, por sot ndodhen nën presion nga aktivitetet minerare, hidrokarbure, ndërhyrjet hidroteknike dhe menaxhimi i dobët i mbetjeve, duke e bërë mbrojtjen e tyre një sfidë të madhe mjedisore.
Në Fushë-Arrëz, lumi Fan vjen i kthjellët nga malet dhe skuqet sapo kalon nën fabrikën e pasurimit të bakrit në shpatin anës qytetit. Ndotja e mbetjeve të minierës shkon deri në arat e fshtrave afër dhe përshkon gjithë luginën deri sa bashkohet me Matin. Uji i ndotur rrjedh drejt rrënjëve të bimëve dhe pemëve me të cilat ushqehen njerëzit e kafshët.
Banorët nuk guxojnë të flasin, sepse djemtë dhe burrat e tyre punojnë në minierë. Një koleg, gazetar lokal, më tha se disa muaj më heret ishin ankuar në media që mbetjet e minierës kishin hyrë nëpër oborre; e të nesërmen i kërcënuan se do t’i hiqnin nga puna të gjithë. Disa i hoqën. Më pas i kthyen, vetëm pasi banorët premtuan se nuk do të flasin kurrë më. Kur shkojmë t’i takojmë, refuzojnë të hapin portat dhe luten të largohemi: “Ik. Të lutem ik. Mos e afro kamerën.” Aty, drama s’ka nevojë për dialog, frika dhe heshtja flet më fort se çdo intervistë.
Ndërkohë, institucionet thonë se uji është i pastër. Statistikat thonë se nuk ka të dënuar për krime mjedisore. Disa çështje të krimit mjedisor në shifra minimale ndiqen nga policia, shumë më pak përfundojnë në prokurori dhe asnjë vendim gjykate për dënim të krimit mjedisor. Arsyetimi është tallës sa statistikat e tyre: nuk ka prova, ndërsa uji i kuq i lumit vazhdon të rrjedhë. Nuk ka autorë thotë prokuroria dhe gjykata…
Pas udhëtimesh në dhjetra fshatra në të katër cepat e Shqipërisë, shoh të njëjtin ritual: frikë, mjerim, heshtje. Një vend ku institucionet janë plotësësisht indiferente, ku kompanitë e huaja marrin gjithçka dhe e lënë tokën të sakatuar. Një vend ku qytetarët nuk flasin më, jo sepse s’kanë çfarë të thonë, por sepse çdo fjalë ka një kosto për ta: humbje e vëndit të punën, strehës, bukës, jetës.
Kjo përvojë udhëtimesh nëpër Shqipëri më ka trishtuar, por më ka qartësuar se pse dhe si u shua zëri i protestës në këtë vend, ku qytetarin s’ka kush ta mbrojë.
/Marrë nga Facebook i autores
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38