Flash News

E-TJERA

"Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga?”, Rama debaton me komentuesit për pasurinë: O ta marrsha të keqen!

"Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga?”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas publikimit të një investigimi nga BIRN lidhur me pasurinë e tij, ku hidheshin dyshime mbi burimin e të ardhurave për shtëpinë e tij në Surrel. Shkak për të reaguar për këtë çështje kanë qenë komentuesit, të cilët ja kanë përmendur në një postim të tij në rrjetet sociale.

Një qytetar e pyet se si i bëri 1 miliardë lekë vetëm prej rrogës, ndërsa një tjetër i citon shifrën e pasurisë së tij të deklaruar në vitin 2018.  Rama i konsideron budalllallik dhe mashtrim lajmin e publikuar për pasurinë e tij dhe shton më tej se nuk ka asnjë qindarkë të pajustifikueshme.

Komentuesi: Po ju si bet 1 miliard lek vetem nga rroga si qeveritar

Rama: Une nuk kam bere 1 miliarde leke o te marrsha te keqen, po keshtu eshte kur disa shkruajne budallalleqe ligesisht e te tjere bien pre e budallalleqeve marrezisht! Qe ta marresh vesh ti e kushdo qe e ka ngrene kete budallallek, pasuria e familjes time verifikohet qindarke per qindarke nga Inspektoriati Kombetar perkates, njesoj sic behet me Vetingun e gjykatesve e te prokuroreve, e nuk ka qindarke te pajustifikueshme qe i shpeton verifikimit! Keshtu qe gjej ndonje arsye tjeter per te akuzuar apo perqeshur, po jo kete se eshte shume qesharake!

Komentuesi: prandaj ardhi dhe ai shoku i atyre 1 mij dollar biftekut

Rama: bifteku 1 mije dollare eshte nje fantazi qe u serviret pikerisht atyre qe duan arsye per te share e per te urryer, se ne realitet nuk ekziston dhe s'ka turp me te madh se sa kur nje parti flet per biftek 1 mije dollare per te ushqyer peshqit e saj!

Komentuesi: Te lutem tregoju ketyre te rinjeve si i bere 100,675,309.00 deri ne 2018?

Rama: cfare eshte kjo shifer apo 7x7=42 thuaj! Ulu lexo e meso, qe te kuptosh per cfare flet e te mos behesh peshk per grepin e cdo peshkatari te llumit te politikes e te medias shqiptare!

"Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga?”, Rama"Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga?”, Rama"Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga?”, Rama

Skeda e pasurisë së kryeministrit Rama e publikuar nga BIRN

"Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga?”, Rama

Të fundit