Flash News

E-TJERA

Si i nxori Rama bllof TV-të që trumbetuan suksesin e tij me asocacionin

Si i nxori Rama bllof TV-të që trumbetuan suksesin e tij me

Edi Rama i ka nxjerrë blof të gjithë propogandistët pro tij që trumbetuan me të madhe një ditë më parë se ai kishte një kontribut të veçantë në projektstatutin e BE-së për asocacionin e komunave më shumicë serbe që iu dorëzuar nga liderët evropianë Albi Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit.

Të mërkurën, gjatë gjithë ditës, dy televizionet kombëtare Top Channel dhe TV Klan, si dhe një sërë mediash të shkruara shpallën me të madhe se dokumenti i paraqitur ishte mbështetur tek drafti Rama.

Lapsi.al  e denoncoi një ditë më parë këtë delir mediatik që ndodh vetëm në republikat e bananeve. Ndërsa sot pasi ndërseu televizionet që kontrollon Rama u tregua të jetë politikisht korrekt kur foli me emrin e tij. Në një postim në X (ish Twitter), kryeministri u detyrua të shkruajë fjalinë: “Megjithatë, projektstatuti i AKShM-së, që Kosova dhe Serbia kanë pranuar si dokument të përshtatshëm pune, është draft i BE-së”.

Natyrisht pasi tha këtë ai nuk mund ta çonte krejtësisht dëm punën e autoportantëve të vet. Ai shtoi se ‘Nuk mund të jem dot më krenar se kaq për kontributin e fortë dhe konkret të Shqipërisë në vazhdimësinë e procesit të vështirë të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës & Serbisë” pa precizuar se cili ka qenë ky kontribut dhe se ne çpika konkrete konsiston ai.

Për dhënë përshtypjen se ai ka vërtet një rrol në dialogun mes palëve Rama shpalli se mbështet rolin e qeverisë së Prishtinës në këtë moment dhe shpalli një vizitë në Kosovë të pa konfirmuar ende nga autoritetet e atjeshme: “Së shpejti, do të jem në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time” shkroi ai në X (ish Twitter).

Ashtu sikurse ndodhi edhe këtë radhë, kur propaganda e sponsorizuar e televizioneve pro tij, i vishte një aureolë të rangut të lartë, ndërsa vetë detyrohej të pohonte se drafti nuk qe i tij por i BE-së, kryeministri ka dashur gjatë gjithë kohës të krijojë me pahir imazhin e një njeriu që është faktor në bisedimet e paqes mes Beogradit dhe Prishtinës. Ende është e vështirë të kuptohet se pse ai e kërkon me këmbëngulje këtë gjë, aq më tepër kur dihet se marrëdhëniet e tij me Albin Kurtin janë pranë zeros dhe kur që pas daljes nga Open Ballkan, Vuçiçi nuk i jep më të njëjtën vëmendje.

Zakonisht liderët shqiptarë e luajnë kartën e sforcuar të faktorit të stabilitetit, ose kur kanë probleme të brendëshme, ose kur nuk i kanë punët mirë me ndërkombëtarët. Deri tani Edi Rama nuk duket i rezikuar as nga njëra dhe as nga tjetra. Dhe e kjo e bën edhe më të mistershme trokitjen e tij insistuese në një portë që nuk ia ka hapur askush.  /Lapsi

 

 

Të fundit