Flash News

E-TJERA

Në Prill hyn paga minimale bëhet 40 mijë lekë, si ka ndikuar rritja te paga mesatare

Në Prill hyn paga minimale bëhet 40 mijë lekë, si ka ndikuar

Në prill 2023 merr fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave për të rritur minimale zyrtare nga 34 mijë në 40 mijë lekë. Ky është vendimi i treti në harkun Mars 2022 – Mars 2023, që Qeveria miraton për rritjen e pagës minimale zyrtare.

Në një vit rritja totale shkon 33%, rritja më e lartë në dy dekadat e fundit. Gjatë periudhës 2002-2022 rritja e pagës minimale është bërë çdo 12 – 18 muaj, përveç periudhës 2014-2017 që ka pasur vetëm një rritje 9% në vitin 2017.

Sipas analizave të Open Data për pagat mesatare në sektorin shtetëror për periudhën 2002-2022, rritja e nivelit të pagave është frenuar gjatë periudhës 2013-2016, si rezultat i politikave shtrënguese nga ana e qeverisë për zbatimin e reformës territoriale në 2014.

Në Prill hyn paga minimale bëhet 40 mijë lekë, si ka ndikuar

Në raportimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE), shpenzimet buxhetore për personelin (paga dhe sigurime) zënë më pak se 18% të totalit të shpenzimeve buxhetore faktike në 2022, nga 22% në 2013.

Reduktimi më i lartë i shpenzimeve për personelin në sektorin shtetëror është bërë në 2016 (rënie 7%), pas ndarjes së re administrative dhe transferimit të disa funksioneve nga pushteti qendror në nivel lokal.

Për vitin 2021, rritja e shpenzimeve buxhetore për personelin ishte 8%, por pagat mesatare në sektorin shtetëror u rritën me 6.4%, ndërsa rritja reale e pagës ishte 4.4% sipas INSTAT, për shkak të inflacionit dhe rritjes së nivelit të çmimeve të konsumit. Ky efekt është më i ndjeshëm për 9-mujorin e parë 2022, ku rritja e pagës mesatare në sektorin shtetëror është 7%, ndërsa rritja e pagës reale vetëm 0.3%.

Në Prill hyn paga minimale bëhet 40 mijë lekë, si ka ndikuar

Në tremujorin e tretë 2022, rreth 43% e të punësuarve kontribues (të punësuar me pagë dhe të vetëpunësuar) përfitojnë një pagë mesatare mujore bruto nën 40 mijë lekë, nga 59% e të punësuarve që merrnin këtë pagë në vitin 2014. Për të njëjtën periudhë, vetëm 11% e të punësuarve kontribues marrin një pagë mesatare mujore bruto mbi 95 mijë lek, nga 6% e të punësuarve që merrnin këtë pagë në vitin 2014.  

Rreth 340 mijë të punësuar kontribues, apo 43% e kontribuesve në total janë me pagë nën 40 mijë lekë dhe janë subjekt i këtij vendimi. Por rritja ndikon në kosto më të larta për sektorin privat ku hendeku i pagave është edhe më i theksuar.

Të fundit