Flash News

E-TJERA

Si mund të veprojë një infermiere për shtyrjen e pensionit?

Si mund të veprojë një infermiere për shtyrjen e pensionit?

Përgjigje:

E nderuar lexuese. Shtyrja e daljes në pension është e mundshme, por kjo nuk varet plotësisht nga vullneti i punëmarrësit, pasi duhet njëkohësisht edhe vullneti i punedhenesit.

Zakonisht institucionet publike shtyrjet e daljes në pension i bëjnë për punonjës me aftësi të veçanta, dhe për profesione për të cilat ka mungese personeli. Nëse ju keni marrë miratimin e punëdhënësit se do të vazhdoni të punoni edhe pas plotësimit të moshës për pension, atëherë mjafton të mos bëni kërkese për pension dhe automatikisht shtyhet dalja në pension deri kur ju (ose punëdhënësi juaj) vendosni të ndërprisni punën.

Shtyrja e daljes ne pension, në lidhje me përfitimin e pensionit, është e rregulluar me ligj, konkretisht rregullohet me Nenin 33 te Ligjit Nr.7703/1993 “Për sigurimet shoqërore ne Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Për periudhën e shtyrjes së daljes në pension, do të llogaritet shtese pensioni në masën 0.5% te pensionit për çdo muaj punë mbi moshën e pensionit.

Ligji nuk parashikon asnjë kufizim kohor për shtyrjen e daljes në pension, koha e shtyrjes së daljës në pension varet nga nevojat që ka për ju (aftësitë tuaja apo profesionin tuaj) institucioni ku ju punoni.

U përgjigj Florjan Gjoka. Lexo biografinë e tij.

eni një pyetje për ekspertët tanë? Dërgojeni duke klikuar këtu!

*.*.*

Refuzim për Përgjegjësi Ligjore (Disclaimer)

Kjo faqe interneti dhe blog me pyetje përgjigje është një rubrikë me karakter informativ, e cila në vetvete ka për qëllim informimin dhe edukimin pa pagesë të qytetarëve, në lidhje me cështje të ndryshme ekonomike e financiare. Portali Politiko dhe Ekspertët që u përgjigjen pyetjeve të qytetarëve, as vec e vec e as së bashku, nuk marrin asnjë përgjegjësi ligjore për cdo veprim që ndërmerret dhe/apo keqpërdoret nga kushdo bazuar në informacionin e shpërndarë në këtë blog/rubrikë për qëllime edukative dhe informative.

Të fundit