Flash News

E-TJERA

Si ndodhi aksidenti që i mori jetën 2 turistëve italianë, shoferi i “Benz-it” pa patentë

Si ndodhi aksidenti që i mori jetën 2 turistëve italianë,

Sipas njoftimit të policisë, shkaktari i aksidentit në aksin Sarandë-Ksamil ishte 17-vjeçari (pa patentë) i cili drejtonte një automjet tip ‘Mercedes Benz’.

Adoleshenti që ende nuk kishte plotësuar moshën për t’u pajisur me patentë, në një moment ka humbur drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka përplasur motorin tip “Honda” ku udhëtonin dy shtetasit italianë.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motor.

 “Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia

 

Të fundit