Flash News

E-TJERA

Si ndodhi atentati me dy viktima në Vlorë, ndërtohet skema e vrasjes mafioze në 3D

Si ndodhi atentati me dy viktima në Vlorë, ndërtohet skema e

Ndërtohet skema në 3D i atentatit të një dite më parë në autostradën  Vlorë-Fier, ku mbetën të vrarë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

Nga rindërtimi i skenës së ngjarjes nga tv Klan, besohet se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Makina e autorëve i ka ndjekur nga pas dhe jo më shumë se 100 metra pa shkuar te mbikalimi Panajasë, i kanë hyrë në parakalim dhe kanë nisur të qëllojnë.

Të shtënat anësore kanë zgjatur pak metra dhe më pas janë përqendruar në xhamin e parë të makinës së viktimave deri sa ajo përfundon në kanal.

Grupi hetimor beson se dy viktimat kanë qenë në vëzhgim për disa kohë dhe gjatë kësaj periudhe janë siguruar edhe mjetet për vrasjen.

 

Të fundit