Flash News

E-TJERA

Si ndodhi atentati në Vlorë: Autori e priti i fshehur pas pemëve, u ndoq nga policia

Si ndodhi atentati në Vlorë: Autori e priti i fshehur pas pemëve,

Është zbardhur dinamika sesi ka ndodhur atentati i regjistruar pak para mesnatës së djeshme në Kaninë të Vlorës, ku mbeti i plagosur 38-vjeçari Edison Begaj.

Burime pranë bluve të Vlorës, bëjnë me dije se autori ka qenë i fshehur në disa pemë, pranë banesës së Begaht dhe aty ka pritur deri në momentin që 38-vjeçari po kthej për në shtëpi. Ai e ka qëlluar me armë nga një distancë prej 3 metrash.

Pasi e ka qëlluar 38-vjeçarin, autori ka ikur deri në një distancë në këmbë dhe më pas është larguar me makinë tip “Benz”. Policia i është vënë menjëherë nga pas, por autori ka mundur të shpëtojë. Blutë e Vlorës kanë mbledhur kamerat e sigurisë, që të çojnë në fshatin Kaninë, për të identifikuar automjetin e përdorur nga autorët.

Edison Begaj ka mbetur i plagosur me katër plumba në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Në dëshminë paraprake të dhënë për grupin hetimor, mësohet se Begaj ka thënë se nuk ka asnjë lloj dyshimi mbi autorin apo autorët e kësaj ngjarjeje.

Dy pistat kryesore të hetimit janë; larje hesapesh si dhe për pazare droge.

Edison Begaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Më 20 shkurt të vitit 2008, policia e Vlorës përfundoi operacionin e koduar “Qiriu i ndezur”, i cili i dha fund veprimtarisë 10-vjeçare kriminale të një bande e cila trafikonte drejt Italisë drogë dhe armë. Aksioni i shtrirë në Vlorë, Fier, Kavajë dhe Lushnjë çoi në pranga shtatë persona, mes tyre edhe Edison Begajn, banues në Vlorë.

Në 19 mars të 2015 kur policia pikas një automjet i cili dyshohej se mbarte lëndë narkotike Edison Begaj së bashku me tre te tjerë i kanë hapur zjarr policisë dhe më pas efektivët kanë arritur ta arrestojnë duke shpëtuar tre shokët e tij. Në ngjarje mbeti i plagosur lehtë një polic.

Më 18 maj 2020 personi në fjalë ka qenë subjekt i OFL sëbashku me katër persona të tjerë në listën e Vlorës.

Të fundit