Flash News

E-TJERA

Si ndodhi tragjedia, 6 fëmijë po laheshin në Liqenin e Prushit, dy prej tyre nuk dolën më

Si ndodhi tragjedia, 6 fëmijë po laheshin në Liqenin e Prushit,

Një ngjarje tragjike u shënua pasditen e sotme në Tiranë.

Dy fëmijë që sipas policisë janë të moshës 11 dhe 13 vjeç u mbytën në liqenin e Prushit, në afërsi të Vaqarrit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë qene një grup prej 6 fëmijësh, të cilët kanë shkuar që të lahen në liqen, por fatkeqësisht dy prej tyre nuk kanë mundur të dalin duke u mbytur në ujërat e liqenit. 

Polumbarët e Reneas kanë nisur kërkimet dhe deri tani kanë mundur të nxjerrin nga uji vetëm trupin e njërit prej fëmijëve. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

Të fundit