Flash News

E-TJERA

Si nisi sherri pranë shkollës “Fan Noli” që i mori jetën 14-vjeçarit

Si nisi sherri pranë shkollës “Fan Noli” që i mori

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike në Tiranë, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri mes të miturve.

Sherri, sipas informacioneve të fundit, ka nisur një javë më parë në rrjetet sociale, dhe dy ditë më parë ata kishin patur një përballje të tjera fizike.

Në ditën e sotme, viktima dhe një nga autorët janë përplasur fillimisht në oborrin e shkollës ‘Fan Noli’ gjatë pushimit të gjatë.

Oficeri i sigurisë ka ndërhyrë për të shuar sherrin, por nuk ka njoftuar policinë.

Pas mbarimit të mësimit, rreth 150 metra larg shkollës, të miturit janë përpallur sërish, dhe konflikti ka përshkallëzuar deri në përdorimin e thikave, duke çuar në tragjedinë që rezultoi me vdekjen e 14-vjeçarit.

Të fundit