Flash News

E-TJERA

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, 29 vatra të reja

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, 29 vatra të reja

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konstatuar 29 vatra të reja zjarri. Për shuarjen e tyre janë angazhuar 315 forca, 36 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

Sipas MM, aktualisht po punohet në:

- Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, për të mos lejuar riaktivizim të vatrës që u fik dje, me ndërhyrjen edhe nga ajri.

- Në fshatin Bogovë, bashkia Skrapar, ka vijuar puna për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit së riaktivizuar ditën e djeshme.

- Në fshatin Arrë, bashkia Vau-Dejës, ku vatrat janë të izoluara totalisht, por vijon monitorimi i situatës nga forcat e shërbimit pyjor.

- Në njësinë administrative Temal, po të kësaj bashkie ku terreni malor e ka ngadalësuar procesin e shuarjes totale të vatrave

- Në Malin e Gravës, bashkia Finiq, ku ka filluar ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës që në orën 5:00 të ditës së sotme

- Në fshatin Skënderbej, bashkia Prrenjas ku gjithashtu janë angazhuar shërbimi zjarrfikës që në orët e para të mëngjesit për venien nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit.

Të fundit