All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Si paraqitet situata me Covid-19 në vendin tonë, MSH publikon të dhënat e fundit 

Si paraqitet situata me Covid-19 në vendin tonë, MSH
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 876 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 11 persona me Covid-19, duke mos ia dalë me betejën kundër virusit vdekjeprurës 

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. 

All - Paragraf - 3

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë 

Janë kryer 3144 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 876 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 290 raste në Tiranë, 61 raste në Lushnje, 50 raste në Vlorë, 47 raste në Fier, 43 raste në Durrës, 33 raste në Elbasan, 26 raste në Sarande, 21 raste në Kukës, 19 raste në Shkodër, Lezhë, Kavajë, 17 raste në Berat dhe Delvinë, 15 raste në Krujë, Korçë, Kamëz, 13 raste në Gjirokastër dhe Kurbin, 10 raste në Mallakastër, Gramsh, Mat, 7 raste në Librazhd, 6 raste në Tepelenë, Dibër, Himarë, Shijak, Kuçovë, 5 raste në Tropojë, Prrenjas, Peqin, Patos, 4 raste në Devoll, Rogozhinë, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Fushë Arrëz, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Has Memaliaj, Poliçan, 2 raste në Malësi e Madhe, Roskovec, Skrapar, Libohovë, Konispol, 1 rast në Vorë, Maliq. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,424 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 36-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të  ndjerëve. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID. 

COVID-19 – Statistika (31 Janar 2021) 

Raste të reja ditore        876 

Të shëruar në 24 orë     497 

Të shtruar në spitale     343 

Humbje jete në 24 orë  11 

Testime ditore                3144 

Testime totale            358,493 

Raste pozitive             78,127 

Raste të shëruara       47,424 

Raste Aktive                29,323 

Humbje jete                 1380 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë 16807 

Fier  2326 

Durrës  1623 

Shkodër  1447 

Elbasan  1383 

Vlorë   1347 

Lezhë 1046 

Korçë    936 

Berat  891 

Gjirokastër 605 

Dibër  433 

Kukës 479 

Të fundit