Flash News

E-TJERA

Si përcaktohen viktimat nga COVID, Koni: Në Shqipëri numërohen vetëm rastet e konfirmuara, manipulimi nuk bëhet nga mjekët

Si përcaktohen viktimat nga COVID, Koni: Në Shqipëri

Viktimat nga koronavirusi mund të klasifikohen në disa mënyra. Mjeku Artan Koni tha se Shqipëria praktikon atë mënyrë, ku përfshihen vetëm rastet e konfirmuara.

Ai tha për "Open" se e mira do të ishte të përfshiheshin edhe ata që janë të dyshuar. Lidhur me debatin se shifrat janë manipuluar ai tha se kjo nuk është bërë nga mjekët, por ministria e Shëndetësisë.

"Ky është debat në të gjithë botën. Raportimi bëhet në dy mënyra, vetëm rastet e konfirmuara si Shqipëria, por dhe ata që janë të dyshuar me covid. Për mendimin tim duhet të ishin edhe të dyshuar.

Nuk bëhet fjalë për manipulim mjekësh. Ka pasur raste që mjeku e ka shënuar raste nga covid, ministria pastaj nuk e ka raportuar", tha Koni.

Të fundit