Flash News

E-TJERA

Si përcaktohen viktimat me COVID, Koni: OBSH sugjeroi dy praktika; Kuli: Metodën nuk e zgjodhi Komiteti i Ekspertëve

Si përcaktohen viktimat me COVID, Koni: OBSH sugjeroi dy praktika; Kuli:

Lidhur me debatin se si përcaktohen viktimat nga covid-19, mjeku Artan Koni tregoi për 'Real Story' dy udhëzimet e OBSH-së, ndërsa ngriti pyetjen se kush e ka zgjedhur metodën që po aplikohet në Shqipëri.

Në vendin tonë quhen vdekje nga koronavirusi, vetëm ato raste që janë me tamponë pozitivë. Mjekja dhe anëtarja e komitetit teknik, Xhina Kuli mohoi se kjo praktikë është zgjedhur nga ekspertët e komitetit teknik.

Koni: OBSH thotë që të cilësohet vdekje nga COVID-19 jo vetëm kur del tamponi pozitivë, por dhe kur është shkak i mbivendosur. Çdo vend zgjedh kë skemë do përdorë.

Situata nuk ka lidhje me mjekët por me shtetin shqiptar që ka vendosur këtë rregull të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes se pacienteëve me COVID-19.

Kush e merr këtë vendim, pra cila skemë do zbatohet?

Kuli: Ky nuk është vendim i Komitetit Teknik, është i mjekëve klinikistë.

Të fundit