Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Bizneset retail (shitjes me pakicë) kanë rritur tendencën e krijimit të rezervave, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të produkteve ushqimore në tregjet e huaja. Pritja është më e lehtë te konsumatori. Supermarketet pohojnë se nuk ka shfaqje të sjelljes konsumatore si në muajt e karantinës.
Rritja e çmimeve ka shtuar tendencën e bizneseve të shitjeve me pakicë për grumbullimin e mallit, pasi pritet shtrenjtim i produkteve ushqimore. Supermarketet pohojnë se kjo është një sjellje e natyrshme në situata të ndryshimeve të çmimeve. Tendenca e konsumatorit për të krijuar rezerva është shfaqur më e lehtë.
Sipas kompanive më të mëdha të tregtimit të mallrave ushqimore, rritja e çmimeve për disa produkte, si vaji i lulediellit, mielli apo niseshteja, ka nisur që në muajt e verës. Për produktet e tjera të shportës si orizi, makaronat dhe thjerrëzat, rritja e çmimeve nisi nga shtatori.
Ndryshimin më të shpeshtë e ka pasur produkti i vajit të lulediellit, ku pas shtrenjtimit në muajt qershor dhe shtator, çmimi është rritur edhe në fillim të tetorit. Arsyeja e rritjes së çmimit të vajit të lulediellit të ambalazhuar është rënia e ofertës në tregjet e huaja dhe shtrenjtimi i kostos së transportit. Përfaqësuesit e kompanive thonë se në tërësi, rritja e çmimeve është ndikuar nga ndryshimi i çmimeve të produkteve ushqimore të importit.
Në muajin korrik u rritën deri në 10% edhe çmimet e produkteve të bulmetit, për shkak të shtrenjtimit të plastikës dhe çmimit të energjisë elektrike, që bizneset e blejnë në tregun e liberalizuar. Përpunuesit e qumështit gjenden sërish para vështirësisë për rritje tjetër të kostove, pasi ata janë njoftuar për të paguar çmim më të shtrenjtë të energjisë elektrike, gazit dhe naftës. Rritja e çmimeve ka nisur edhe për mobiliet, për shkak të shtrenjtimit të lëndës së parë të importit. Shtrenjtimi i mobilieve nuk ka ndikuar te rënia e kërkesës.
Si kanë ndryshuar çmimet e produkteve të shportës
Drejtoresha e financës në kompaninë “Teuta”, znj. Junis Uruçi, tha për revistën “Monitor” se ndryshimet më të larta në çmimin e shitjes i ka pasur vaji i lulediellit. Për periudhën qershor deri në fillim të tetorit, çmimi i vajit të lulediellit është rritur 10%.
Rritje të çmimit në muajt e verës pati edhe për produktin e niseshtesë. Në muajin shtator, sipas përfaqësueses së kompanisë “Teuta”, znj. Uruçi, pati rritje të çmimeve për produktet e miellit, orizit, makaronave dhe thjerrëzave. Arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, sipas saj, është ndryshimi i tyre në tregjet e huaja.
“Në muajin qershor, çmimi i vajit të lulediellit ishte 190 lekë/litër. Në muajin shtator u shit me 200 lekë/litër dhe në fillim të muajit tetor, 210 lekë/litër. Në muajin gusht ndryshoi çmimi i niseshtesë, nga 46 lekë/pako në 52 lekë/pako. Çmimi i orizit në muajin shtator u rrit nga 154 lekë/kg në 160 lekë/kg.
Në muajin shtator, çmimi i miellit u rrit nga 100 lekë në 120 lekë/kg. Çmimi i makaronave nga 150 lekë/pako në 170 lekë/pako. Në muajin shtator, çmimi thjerrëzave ndryshoi nga 120 lekë/pako në 140 lekë/pako. Vaji i misrit të importit nga 260 lekë/litër në 270 lekë/litër. Në të njëjtat vlera ka ndryshuar edhe çmimi i vajit të ullirit”.
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, për shkak të shtrenjtimit të tyre në tregjet e huaja, po shfrytëzohet më tepër nga bizneset retail, duke krijuar stok produktesh, pasi parashikohet që çmimet të shkojnë edhe më tej. Përfaqësuesja e kompanisë “Teuta”, znj. Junis Uruçi thotë se vihet re se bizneset e shitjeve me pakicë kanë rritur tendencën e krijimit të stokut.
“Kjo është një situatë normale, pasi bizneset retail gjithmonë krijojnë rezerva kur çmimet e produkteve ndryshojnë. Nga raportimet e agjentëve të shitjeve vihet re që shtrenjtimi i çmimeve po ndihet shumë pak te konsumatori në krijimin e rezervave. Nuk ka një shfaqje të sjelljes konsumatore si në muajt e karantinës”.
Sipas drejtoreshës së financave të kompanisë “Teuta”, për produktet si: vaji, mielli, niseshteja në muajin shtator ka pasur rritje të konsumit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-s. Konsumi i makaronave ka pësuar rënie të lehtë, ndërsa për thjerrëzat nuk ka pasur ndryshim. Përfaqësuesi i rrjetit të supermarketeve “Big Market” thotë se në këtë periudhë, blerjet e konsumatorit nuk kanë shënuar tendencë rritëse.
Pse është rritur çmimi i vajit të lulediellit
Vaji i lulediellit është një ndër produktet ushqimore që në pandemi ka pasur rritjen më të shpeshtë të çmimit. Përfaqësuesit e kompanisë “Erbiron” sh.p.k., që tregtojnë vaj luledielli me logo “Floriol”, thonë se arsyeja e rritjes së çmimit është rënia e prodhimit të lulediellit dhe kërkesa e lartë e tregut. Arsye tjetër është edhe rritja e lartë e çmimeve të transportit.
“Produkti i vajit është konsum ushqimor, që ka edhe rritje dhe rënie çmimi. Çmimi i vajit të lulediellit është rritur në tregjet ndërkombëtare, për shkak të rënies së ofertës dhe rritjes së kërkesës. Çmimet e transportit janë dyfishuar në Europë, ndërsa me Kinën janë 7-8 herë më të larta. Nëse një vit më parë, transporti i kontejnerit nga Kina kushtonte 2,000 euro, aktualisht kushton 16,000 euro. Për Europën, nga 2,000 euro, transporti kushton aktualisht 4,000 euro”.
Hungaria, Ukraina, Serbia dhe Bullgaria janë furnizuesit kryesorë të tregut shqiptar me vaj ushqimor luledielli. Më pas e ndjekin edhe shtete të tjera të Europës, si Italia, Gjermania dhe Greqia, por në sasi më të vogël. Në Shqipëri, aktualisht nuk punon asnjë rafineri e përpunimit të vajit grexho (vaj i papërpunuar). Kompanitë vetëm sa ambalazhojnë me logon e tyre vajin e përpunuar të importit. Kompania “Erbiron” e importon të ambalazhuar nga Hungaria vajin “Floriol”.
Përpunuesit e qumështit, në vështirësi sërish për kostot
Nga 1 korriku 2021, përpunuesit e qumështit rritën çmimet e disa produkteve të bulmetit. Përpunuesit e qumështit ndryshuan 5-10% çmimet për produktet, si: qumësht, kos dhe djathë lope. Arsyet e rritjes së çmimeve ishin shtimi i kostove nga rritja 10% e lëndës së plastikës në tregjet e huaja dhe rritja 30% e çmimit të energjisë elektrike. Me skemën e vjetër, rimbursimi i TVSH-së ishte 20%, ndërsa nga 1 janari 2019, 6%.
Përfaqësuesit e kompanive të bulmetit thonë se rritja e çmimeve me 5-10% amortizoi, deri-diku, koston e lartë nga plastika dhe energjia elektrike, por në anën tjetër shtrenjtimi katastrofik i çmimeve të gazit, naftës dhe energjisë elektrike do të shqyrtohet nga kompania nëse do të jetë e detyruar të rivlerësojë përsëri çmimet.
Rritja e çmimeve në muajin korrik nuk ndikoi te konsumi i produkteve të bulmetit, sipas përfaqësuesit të kompanisë “Erzeni”, z. Sajmir Begaj. Shqetësimi kryesor për të është rritja e lartë e çmimit të gazit, energjisë elektrike dhe naftës. Kompania është njoftuar nga furnizuesi i energjisë elektrike se nga 1 janari 2022, çmimi i energjisë do të jetë 24 lekë/kw nga 13,5 lekë/kw aktualisht.
“Parashikohet që kostot e prodhimit të rriten edhe më shumë, për shkak të rritjes së lëndëve të para, siç janë gazi, çmimi i energjisë elektrike dhe naftës. Ne sapo kemi marrë njoftim nga kompania e furnizimit të gazit për rritje të çmimit nga 45 lekë për litër një vit më parë në 125 lekë për litër këtë vit dhe projektohet të shkojë në 150 lekë/litër. Nga 1 korriku, ne furnizohemi në treg të lirë me çmim energjie 13,5 lekë/kw.
Në fund të vitit përfundon kontrata 6-mujore për furnizim me këtë çmim energjie. Nga kontraktori jemi njoftuar se çmimi i energjisë nga 1 janari 2022 e në vazhdim do të jetë 24 lekë/kw nga 95 lekë/kw një vit më parë. Karburantin, nga 140-150 lekë për litër, aktualisht po e blejmë me 162 lekë/litër. Parashikohet që çmimi i karburantit të shkojë 200 – 230 lekë për litër”.
Në anën tjetër, përpunuesit e qumështit po përballen me një tjetër shqetësim, mungesën e qumështit. “Çmimi i plehrave kimike nga 5,400 lekë/kv një vit më parë është aktualisht 7,700 lekë/kv; ureja nga 3,300 lekë/kv është 5,500 lekë/kv, ndërsa misri nga 2,500 lekë/kv është 4,000 lekë/kv; forja nga 5,700 lekë/kv në 7,000 lekë/kv; elbi nga 2,500 lekë/kv në 3,600 lekë/kv. Për shkak të rritjes së çmimeve të plehrave kimike dhe lëndës ushqyese të gjësë së gjallë, shumë fermerë kanë ulur numrin e bagëtive dhe lopëve, pasi nuk i përballojnë kostot e ushqimit dhe mbajtja e bagëtive nuk është e leverdishme.
Të tjerë fermerë po gjenden para presionit për rritjen e çmimit të qumështit. Për shkak të këtyre problematikave, ne po përballemi me mungesë të qumështit në treg. Në këtë periudhë ne fillonim prodhimin e kaçkavallit të lopës (që magazinohet), por nuk kemi mundësi, pasi në treg ka mungesë të lartë të qumështit. Pritshmëritë nuk janë pozitive edhe pas periudhës 1 janar 2022. Problem mbetet edhe mungesa e krahut të punës, jo që nuk kemi luksin të zgjedhim punonjës të kualifikuar, por edhe punonjës të thjeshtë nuk po gjejmë dot”, nënvizon z. Begaj.
Ilir Linza, administrator i FPM (Fabrikës së Prodhimit të Mobilieve) që tregton mobilie nën logon “BestSeller”, thotë se aktualisht çmimet e mobilieve janë rritur nga 15-20%, për shkak rritjes të lëndës së parë që vjen nga jashtë me 30-40% më shumë. “Në aktivitetin tonë, lënda e parë zë 50% të xhiros. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kërkesa për mobilie është 30% më shumë. Tendenca rritëse është shfaqur që në fillim të vitit, ku në muajin janar shitjet u dyfishuan krahasuar me 2020-n.
Numri i blerësve që kryejnë blerje të rregullta është zgjeruar. Ne presim që të rritemi çdo vit, pasi tendenca e njerëzve është të blejnë mobilie me faturim të rregullt dhe transaksionin ta kryejnë me këste nëpërmjet bankave. Nuk janë të predispozuar të shkojnë te marangozët dhe të blejnë mobilie me shërbim të limituar”. Kompania FPM tregton 90% të prodhimit të mobileve jashtë vendit dhe 10% nën markën bestseller./Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38