Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si po sabotohen miliarda euro investime nga korrupsioni dhe hallet personale të qeveritarëve me drejtësinë

Në nëntor të vitit 2024, qeveria shqiptare dhe kompania shtetërore arabe e energjisë, Masdar, nënshkruan në Baku të Azerbajxhanit një marrëveshje për ndërtimin e burimeve masive të rinovueshme të energjisë. Marrjëveshja parashikonte se gjigandi arab do të ndërtonte burime me kapacitet deri në 3 giga në Shqipëri, kryesisht centrale diellore dhe ere.
Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga ish drejtori i KESH, Erald Elezi, ndërsa për kompaninë arabe firma u hodh nga CEO i saj, Mohamed Jameel Al Ramahi. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimin ishin dhe kryeministri Edi Rama, ministrja e pezulluar e Energjisë, Belinda Balluku si dhe ministri arab i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar, Sultan Al Jaber.
Marreveshja e firmosur ne nentor 2024
Masdar është artileri e rëndë, që nuk bën shaka. Kompania arabe ka aktualisht një portofol burimesh energjie prej 65 gigavatësh në të gjithë botën dhe hyrja e tyre në Shqipëri ishte një nga lajmet më të mira për ekonominë shqiptare. Jo vetëm se po vinte Masdar, por edhe për shkak të formulës se si kompania po hynte në Shqipëri.
Sipas marrëveshjes, centralet do të ndërtoheshin me paratë e Masdar. Shteti shqiptar do të ofronte tokën dhe në këmbim do të merrte 49 për qind të pronësisë. Në historinë e marrëveshjeve energjetike të Shqipërisë, kjo ishte padyshim ajo më e leverdishmja për qytetarët dhe shtetin, me diferencë të madhe nga çdo biznes tjetër më parë.
Deri më sot marrëveshja më e leverdishme në këtë sektor për Shqipërinë, është parku diellor i Karavastasë me fuqi të instaluar 140 mega. Në rastin e marrëveshjes me francezët e Voltalias, shteti ofroi tokën falas dhe në këmbim mori të drejtën e blerjes së gjysmës së energjisë së prodhuar nga centrali me një çmim të favorshëm prej 24.89 euro për mega. Por marrëveshja me Masdar është nivel tjetër, pasi shteti gjysmën e energjisë e merr falas dhe pa investuar asnjë lek në ndërtimin e centraleve.
Por gjërat e mira në Shqipëri nuk lejohen të ndodhin. Dy nga tre të pranishmit në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes me Masdar, ish drejtori i KESH, Elezi dhe Belinda Balluku tashmë janë ose të arrestuar ose të pezullar dhe në tentativë për t'u arrestuar. I treti, kryeministri Edi Rama, është investuar fuqishëm në një betejë për të mbrojtur qeverinë dhe veten e tij nga SPAK dhe drejtësia. Si rezultat biznesi me Masdar ka ngelur në letër.
Parku diellor i Tragjasit
Vepra e parë e përzgjedhur për t'u ndërtuar në kuadër të bashkëpunimit mes KESH dhe Masdar është një central diellor në Tragjas të Vlorës. Parku fotovoltaik është parashikuar të ketë një kapacitet të instaluar prej 100 megavatësh dhe KESH do të ketë 49 për qind të aksioneve.
Por ndërtimi nuk fillon, pasi KESH po zvarrit krijimin e kompanisë së përbashkët me Masdar, që do të ndërtojë centralin. E njëjta situatë paraqitet edhe me investimin e dytë, atë të ndërtimit të një centrali diellor lundrues në një nga liqenet e Belshit. Edhe ky është parashikuar të ketë një kapacitet të instaluar prej 100 megash, por sërish problemi është zvarritja në KESH.
Masdar ka një plan gjigand investimesh në Ballkan. Pak kohë më parë, kompania arabe bleu Ternan e Greqisë. Paralalisht Masdar ka filluar ndërtimin e burimeve të rinovueshme të energjisë në Mal të Zi, edhe pse projektet e saj me Malin e Zi, filluan dy vjet pas Shqipërisë.
Përtej burimeve që po ndërton në të gjithë rajonin, Masdar është kompania e cila do të ndërtojë linjën nënujore të transmetimit Shqipëri-Itali, një projekt me vlerë 1.1 miliardë euro, i cili është në fazën fundore të studimit të fizibilitetit dhe proceseve rregullatore.
Por ndërsa vendet e tjera avancojnë me projektet investuese, Shqipëria është kapur në kurthin e korrupsionit qeveritar dhe betejës mes ekzekutivit dhe drejtësisë. Kjo po i kushton shtrenjtë qytetarëve shqiptarë duke mbajtur peng projekte miliarda euro.
Kaosi i shtrenjtë
Ky është një problem i mirëfilltë politik. Në KESH, drejtorët e arrestuar zëvendësohen me të tjerë që i kanë dosjet kapicë në SPAK dhe mund të përfundojnë për vete me masë. Ministria e Energjisë është marrë peng nga beteja mes qeverisë dhe drejtësisë. Vakumi i lidershipit në një nga dikasterët më të rëndësishëm të vendit, ka asgjësuar praktikisht avancimin e çdo projekti energjetik apo infrastrukturor.
Në botë ky konflikt është i zgjidhur me mekanizmin e dorëheqjeve, të cilat çlirojnë institucionet dhe interesin publik. Ndërsa në Shqipëri institucionet dhe interesi publik merren peng nga fatet e individëve dhe konferencat me tre konkluzione apo tre dorëheqje të mbetura në tentativë.
Por kjo është një lojë me faturë të rëndë mbi qytetarët. Teksa investimet miliarda euro mbeten peng i luftës së kryeministrit për "të drejtat e njeriut" dhe për të mos lejuar që antikorrupsioni të bëhet më i rrezikshëm se korrupsioni, qytetarët humbasin. Tashmë Masdar është duke kërkuar të blejë projekte të gatshme nga privatët.
Por këtu ka një ndryshim shumë të madh. Shteti del totalisht jashtë loje dhe nuk merr më gjysmën e energjisë falas./ Kapitali
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38