Flash News

E-TJERA

Si ta përballojmë të nxehtin? Deputeti Jenisheri: Ndihmat e OKB t’i jepen qytetarëve që të blejnë kondicionerë

Si ta përballojmë të nxehtin? Deputeti Jenisheri: Ndihmat e OKB

Deputeti Selami Jenisheri, i cili njihet për lapsuset dhe gafat e tij, ka dhënë një përgjigje epike, teksa është pyetur sesi mund ta përballojnë shqiptarët të nxehtin e verë.

Ai thotë se në mënyrë që qytetarët të përballojnë sa më lehtë këtë të nxehtë duhet të kenë një qeveri më të përgjegjshme, në mënyrë që ndihmat humanitare që OKB ka dhënë për vendin tonë, t'i jepen qytetarëve që të blejnë kondicionerë.

“E vetmja mënyrë për të përballuar këtë temperaturë të lartë është të kemi një qeveri të përgjegjshme, e cila ndihmat humanitare që janë vënë në dispozicion të shqiptarëve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara prej më shumë se 140 milionë euro, t’ia japi popullit që të kenë kondicionerë dhe ta kalojnë këtë të nxehtë më kollaj”, thotë Jenisheri për TCH.

I pyetur nëse duhet të hiqen nga Parlamenti kondicionerët dhe t’u shpërndahen qytetarëve, Jenisheri tha se kjo nuk mund të ndodhë sepse ai institucion duhet ta ketë atë komoditet.

“Jo, kondicionerët në parlament janë në gjendje pune non stop dhe ai institucion duhet ta ketë atë komoditet, por ne si deputetë duhet të punojmë për ata njerëz që janë në minimumin jetik dhe ndihmat OKB na i ka vënë në dispozicion dhe ne nuk i firmosim”, deklaroi Jenisheri.

Të fundit