Flash News

Bota

Si të mbrohemi nga COVID-19, por me stil

Japonia "lufton" COVID-19 në stil luksoz me maska ​​miliona jen

Si të mbrohemi nga COVID-19, por me stil
Në foto: Maskat e prodhuara nga stilistët japonez

Të mbrohemi kundër COVID-19, por me stil. Një gjë e tillë tashmë është e mundur fal stilistëve japonez, të cilët kanë shpënë një hap më tej industrinë e modës, duke sjell në treg maska ​​të bollshme të zbukuruara me diamante dhe perla për një milion jen ose 9,600 dollarë secila.

Rrjeti Mask.com i Cox Co filloi shitjen e maskave të bëra me dorë javën e kaluar, me qëllimin për të inkurajuar njerëzit dhe për të nxitur shitjet në një industri të modës të rënë në depresion nga pandemia e COVID-19.

Maskat e diamantit zbukurohen me një diamant 0.7 karat dhe më shumë se 300 copë kristal Swarovski, ndërsa maskat e perlave përmbajnë rreth 330 perla japoneze Akoya.

"Të gjithë po ndihen të dëshpëruar për shkak të COVID-19 dhe do të ishte mirë nëse ata mund të ndiheshin më mirë duke parë një nga këto maska ​​vezulluese", tha për Reuters të mërkurën Azusa Kajitaka, një portier i maskave në dyqanin e kompanisë pranë stacionit të Tokios.

“Industritë e bizhuterive dhe pëlhurave kanë qenë gjithashtu në një rënie për shkak të COVID-19 dhe kështu ne e bëmë këtë si pjesë e një projekti për të ndihmuar në ringjalljen e Japonisë", shtoi ajo.

Që nga shtatori, qarkullojnë në treg më shumë se 200 lloje maskash duke filluar nga 500 jen.

Megjithatë, pavarësisht çmimit maskat japoneze janë ende larg nga më të shtrenjtat në botë. Ky nder, i përket një maske prej 1.5 milion dollarësh të bërë me 250 gram ar 18 karat të krijuar nga argjendari izraelit Yvel.

Si të mbrohemi nga COVID-19, por me stil

Si të mbrohemi nga COVID-19, por me stil

Si të mbrohemi nga COVID-19, por me stil

Si të mbrohemi nga COVID-19, por me stil

Të fundit