Flash News

E-TJERA

“Si thyhet befas jeta”, disa muaj më parë Kujtim Prodani i kushtoi këngë virusit që i mori jetën: Ju flet Corona..!

“Si thyhet befas jeta”, disa muaj më parë Kujtim Prodani i

Kantautori Kujtim Prodani u nda sot nga jeta në moshën 57-vjeçare, pasi humbi betejën me Covid-19, virus që disa muaj më parë i kishte kushtuar një këngë.

“Ju flet Corona..!”, titullohej kënga, të cilën e publikoi në fund të muajit prill të vitit që lamë pas.

Më poshtë, ju sjellim këngën dhe vargjet e saj.  

 

Ju flet Corona..!

 

Askush nuk ta mësoi si thyhet befas jeta

Ditënatën ta jetosh në grimca pafundësie

As dashurinë ta ndash në vakte racionale

Më kot përpiqesh, nuk gjen dot manuale.  

 

I mësove të gjitha si në lojra fëmijërie

Patinat e kuqe në park, xhirot larg në Mars!

Trenin, avionin, raketat dhe poezitë

Të gjitha i mësove, përmendësh, natyrisht.

 

E tani, rregulloren e vetmisë studion

I flakur në shtrat gjersa mendja fiket

Formulat magjike ti sjell ndërmend

Të zbulosh, në dëshpërim, prej meje si iket.

 

Dhe unë të shoh nga larg, të shoh edhe nga afër

Ashtu të trembur si në klasën e parë

Hyj brenda teje, syrin t’shkel si gringo

Frymën ta marr po desha e zemrën ta ndal!

 

Por frymën ma ndal pika jote e lotit

Fryma e nxehtë e të dashurës që të pret

Frymën ma ndal enigmë e shpirtit tënd që s’vdes...!

 

Unë tretem ngadalë në brishtësinë tënde,

I humbur n’betejën time përjetësisht

Ti mbetesh aty, mbi Tokë, me kujtimin tim gdhendur

Që si ëndërr e keqe të kujtoi

Të jesh njeri,

Thjeshtë njeri,

I mirë siç lind,

Dashurisht njeri…!


 

 

Të fundit